KGJK pezullon gjyqtaren Safete Tolaj

24.01.2017 16:35:57

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur me datë 23 janar 2017, pas vlerësimit të raportit të Komisionit Ad.Hoc dhe rekomandimit për pezullim të gjyqtares Safete Tolaj nga pozita e gjyqtares mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë-dega në Deçan, njëzëri vendosi që gjyqtarja Safete Tolaj pezullohet nga pozita e gjyqtares mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Pejë-dega në Deçan, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u aprovua edhe kërkesa për dorëheqje nga pozita e gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani. Hasani filloi punën si gjyqtarë në Gjykatën Supreme të Kosovës.