Kiliç për sulmin ndaj Kuvendit: Edhe ne përjetuam këtë sulm me 15 korrik, Turqia është pranë Kosovës

05.08.2016 17:13:52

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç ka shprehur keqardhjen për sulmin që iu bë mbrëmë Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se sulmi ndaj insittucionit më të madh ku përfaqësohet populli, është sulm kundër popullit dhe demokracisë.

Kiliç ka treguar se me 15 korrik të këtij viti është sulmuar edhe Kuvendi i Turqisë, por ajo është tejkaluar me solidaritetin historic të popullit të bashkuar si një tërësi e vetme.

“Në mbrëmjen e 15 Korrikut të këtij viti edhe Kuvendi i Republikës se Turqisë është sulmuar, mirëpo kjo u tejkalua me solidaritetin historik të popullit tonë të bashkuar si një tërsi e vetme. Ne e kemi përjetuar shumë thellë këtë dhembje dhe rrezik kanosur demokracisë. Këto sulme nuk kanë vend në demokraci”, ka shkruar Kiliç në njoftimin dërguar mediave.

Ajo ka thënë se Turqia është pranë popullit mik kosovarë dhe të gjitha institucionet demokratike të Kosovës