Vdesin dy foshnja binjake në makinë, pasi i kishe harruar babai

05.08.2016 17:11:32

Një tjetër rast tragjik i lënies së fëmijëve në makinë është regjistruar në SHBA. Dy vogëlushe binjake 15-muajshe janë gjetur të vdekura në makinën e prindërve.Ngjarja ka ndodhur në Xhorxhia, SHBA. Babai i ka lënë vajzat në makinë për një kohë të gjatë, çka e ka bërë të pamundur shpëtimin e tyre. I pyetur nga policia, ai ka thënë se i kishte harruar në makinë në një vend me diell dhe pasi është kthyer, është përpjekur t’i shpëtojë duke i futur në pishinë, por pa rezultat.