Shqiptarët në Angli kapen me 6.4 mln stërlina drogë

05.08.2016 17:01:19

Në lagjen Krouç End në veriun e Londrës, është bërë një ndjekje si nëpër filma. Policia britanike, me disa makina, ka ndjekur një trafikant droge. Si pasojë e ndjekjes, nëpër lagjen në fjalë të kryeqytetit britanik u krijua kaos.

Shqiptari arrin të manovrojë fillimisht, por se më pas përplaset me dyqanet. Pasi u përplas, trafikanti nga Shqipëria ka tentuar të ikë me vrap, por se është kapur nga qentë e policisë. Fatmirësisht, në këtë përleshje nuk pati asnjë viktimë, raporton TCH.

Policia britanike tha se grupit kriminal të shqiptarëve iu janë gjendur 12 kg kokainë në një vend, 21 kg drogë në tjetër vend, si dhe u zbuluan edhe 16.5 kg kanabis dhe një armë automatike me silenciator. Shqiptarët morën dënime që shkojnë nga 8 deri 25 vjet burg.

Kreu i policisë në Londër është shprehur se grupi në fjalë shpërndante kokainë në shumë vende të qytetit dhe se sasia e kapur e drogës kapte vlerën e 6.4 milionë stërlinave.