U akuzua për sjellje të ‘pahijshme’, jep dorëheqje sekretari britanik i Mbrojtjes

01.11.2017 21:51:57

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Sir Michael Fallon, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas akuzave për sjelljet e tij të “pahijshme”,

BBC ka kuptuar se vendimi i tij nuk është i lidhur me akuza të reja apo specifike.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se e vlerëson “seriozitetin” me të cilin Sir Michael e ka analizuar rolin e tij, transmeton Klan Kosova.