Rrëfimi i babait të 30-vjeçarit që u vra sot në Gjakovë

01.11.2017 21:49:53

Nazmi Hanës mëngjesin e së mërkurës ia vranë djalin në vendin e punës në qebaptoren “Toni” në Gjakovë.

Për të atin vrasja e Arlindit është e pakuptimtë. Ky madje nuk e beson motivin e vrasjes për të cilin iu vra djali, njofton Klan Kosova.

I ati i 30 vjeçarit që nuk i beson fort drejtësisë kosovare dhe thotë se këtë punë nuk do ta lë më kaq nëse autoritetet nuk do ta kryejnë punën.

Të shokuar më këtë ngjarje janë edhe qytetarë të tjerë që rastësisht qëlluan në vend ngjarje.