Kina pak nga pak po i kthehet normalitetit, deri diku, hapen shkollat e para pas mbi një muaji të mbyllura

16.03.2020 17:49:47

Kina ishte epiqendra e virusit monstër që po bën namin në botë, atu ku shpërtheu gjithçka dhe pati një periudhë të vështirë disamujore duke u përballur me sëmundjen, ku u morën dhe masa drastike të nevojshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, që me sa duket kanë dhënë rezultat.

Pas mbi një muaji të mbyllura, në provincën Guizhou u hapën shkollat e para dhe nxënësit janë rikthyer nëpër banka. Lajmin e bëri të ditur televizioni “CCTV”, njoftoi “BBC”-ja.

Kjo është arritje e madhe për Kinën, pas një lufte me Covid-19 që ende vijon, por me ritme tepër të ulëta, aq sa për të thënë se fitorja është shumë pranë e mundjes tërësisht të epidemisë që u shndërrua në pandemi.