Shqipëria po shënon rritje ekonomike dhe po përparon në reforma. Por për shkak se zgjerimet drejt BE-së për momentin nuk po pranohen mirë, Brukseli po qëndron në distancë. Tash në këtë vend po investon Kina – natyrisht jo pa ndonjë prapavijë
Për këtë arsye kinezët kanë marrë me koncesion Aeroportin e Tiranës, hëpërhë deri më 2025. Ata planifikojnë zgjerimin e aeroportit dhe ndërtimin e një rruge të re për në Maqedoni. Për 450 milionë euro kanë blerë dy fusha nafte, që eksploatohen nga Shell. 1,3 milionë kredi kanë vënë në dispozicion për blerjen e makinerisë bujqësore për bujqit shqiptarë. Kështu Kina është shndërruar në partnerin e dytë më të madh tregtar të Shqipërisë. Nëpër Shqipëri kalon edhe gaz- dhe naftësjellësi transadriatik, ku Shell merr pjesë me 20% si investitori më i madh.
Falë edhe investimeve kineze, Shqipëria klasifikohet me B+ nga Standard&Poor’s. Be-ja, në anën tjetër, brenda 27 viteve, ka investuar rreth një miliard euro në Shqipëri. Kjo është vërtet ironike. Pekini, si për shkak të profitit, ashtu edhe për shkak të vizionit, po e përgatit Shqipërinë për hyrje në BE.






































