Jep dorëheqje ambasadori i Britanisë në BE

03.01.2017 16:36:03

Ivan Rogers, ambasadori britanik në Bashkimin Evropian, ka dhënë dorëheqje vetëm disa muaj para fillimit të negociatave për Brexit, shkruan CNN, transmeton lajmi.net

Para se të dorëhiqej, Rogers ka qenë i angazhuar për të udhëhequr negociatat e Britanisë së Madhe për largimin nga BE-ja.

Kryeministrja Theresa May ka thënë se procesi i largimit nga BE-ja do të nis kah fundi i muajit mars.