Kisha Protestante Ungjilore e Kosovës me rastin e Krishtlindjes ka kërkuar sa më shumë tolerancë dhe mirësi mes njerëzve.
Kryetari i KPUK-së, pastori Femi Cakolli u shpreh se njëri nga misionet e Kishës Protestante është që t’i bëjë njerëzit e lumtur dhe kjo sipas tij arrihet përmes buzëqeshjes.
“Njëri nga misionet tona si njerëz në këtë vend është që njerëzit me i bërë të gëzueshëm dhe të lumtur. Kjo është njëri nga qëllimet tona, njëri nga misionet tona”, deklaroi pastori Cakolli.
Ndërsa, pastori Imir Gashi dhe bashkëshortja e tij Janette Gashi lexuan disa pjesë bible.
Po ashtu, në këtë shërbesë kishte dhe program për fëmijë, lutje dhe mbledhje të te hollave për një institut special në Shtime.





































