Vazhdojnë punimet në asfaltimin e disa rrugëve në Komunen e Istogut

22.06.2018 19:45:54

Komuna e Istogut përditë e me shumë po bëhet me e bukur me rrugë të reja dhe ujësjellës, jeta e qytëtarit istogas do të jetë me e lehtë. Sot Kryetari i Istogut z. Haki Rugova   ndoqi nga afër punimet në asfaltimin e  rrugëve në Lagjen Kaliqani, Metaj dhe Bujupaj, të fshatit Cerrcë.

Punimet shihen edhe në fotot e publikuara në facebook të z. Rugova

Ky është postimi  në profilin e tij në facebook:

 

“Po vazhdojmë me investime në infrastrukturën rrugore në disa fshatra të komunës. Sot përcolla nga afër zhvillimin e punimeve në asfaltimin e rrugëve në Lagjen Kaliqani, Metaj dhe Bujupaj, të fshatit Cerrcë.”/fokusi.org/