Kjo është 15-shja e parë e LDK-së në listën e kandidatëve për deputetë

06.09.2019 21:16:57

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vendosur se kush do të jenë 15 emrat e parë në listën e saj për kandidatë për deputetë.

E para në këtë listë do të jetë edhe kandidatja për kryeministre, pra Vjosa Osmani.

I dyti në listë do të jetë Kujtim Shala.

Pjesë e 15’shes së parë do të jenë edhe Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Lirije Kajtazi, Besjan Mustafa, Driton Selmanaj, Hykmete Bajrami, Doruntinë Maluku, Ismet Beqiri, Valon Murtezaj, Arban Abrashi, Arben Gashi dhe Besa Gaxherri.