“Veting”-u, LSI: Të fitojmë kohën e humbur për zbatimin e ligjit

22.12.2016 16:08:36

Kreu i grupit parlamentar të LSi-së, Petrit Vasili komentoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjine Vetingut, duke e cilësuar si një fakt mjaft pozitiv.

“Pas këtij vendimi reforma në drejtësi merr një legjitimitet të ri. Është një moment që duhet punuar me përgjegjshmëri për të fituar kohën e humbur. Vendimi vet imponon një përgjegjësi të re. Zbatimi i ligjit të vetingut prodhon përgjegjësi dhe e kalon këtë problematikë që paraqitet duke zgjidhur një moment kyç të saj”, tha Vasili.