Vetting-u hyn në fuqi, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së

22.12.2016 16:14:03

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për ligjin e Vetting-ut, pak ditë pas përgjigjes nga Komisioni i Venecias.

Dy nga gjyqtarët e Kolegjit votuan pro kërkesës, ndërsa gjashtë të tjerë votuan kundër.

Kundër Vetting-ut ishin gjyqtarët Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj.