Kjo është duke ndodhur sot në rrugën ku humbën jetën polici dhe grabitësi në Istog

28.12.2018 11:52:19

Rruga ‘Fadil Ferati’ në Istog ku dje u vranë polici Izet Demaj dhe plaçkitësi që po tentonte të grabiste bankën, Kamer Metaj, ende është e rrethuar me shirita të Policisë.

Kjo rrugë edhe sot po qëndron e bllokuar për qarkullim të njerëzve dhe veturave, ku shihen edhe shiritat rrethues të Policisë.

Ndryshe, Demaj dje u vra nga personi i armatosur i cili po tentonte të kryente një grabitje të armatosur në qytetin e Istogut.

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se nesër i ndjeri Demaj do të varroset, transmeton “Istogu Channel”.

Ndërsa bashkë me Presidentin Thaçi kanë shpallur ditë zie ditën e nesërme.