Aksident i rëndë trafiku në Klinë, vdes një grua

28.12.2018 12:15:13

Në Klinë gjatë ditës së djeshme është raportuar për një aksident trafiku me fatalitet.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se në fshatin Dollc të Klinës dy vetura civile janë përplasur mes vete, raporton lajmi.net.

Si pasojë e aksidentit të dy ngasësit dhe një pasagjere t kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Rreth orës 18:00 e lënduara e dërguar në  QKUK ka ndërruar jetë, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në autopsi dhe me pas ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Rasti është duke u hetuar.