Tronditëse: Veterani dhe invalidi i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Njazi Bytyqi, nga Ferizaj, i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje mbrëmë.

10.06.2017 11:27:26

Gjatë ditës së premte ai kishte vizituar të afërmit e tij para se të kryente aktin e vetëvrasjes në mbrëmje.

 

Mesohet se i ndjeri ishte përballur me veshtërsi shëndetësore që nga paslufta, ai ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve si “Trodon dhe Diazepan”.

Miqtë e tij tashmë kanë publikuar fotografi të të ndierit në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje për humbjen e tij.

Më poshtë  ju sjellim fotografi të ish-vetaranit Njazi Bytyqit, i cili në njërën prej tyre shihet duke përqafuar fëmijët në ditën e çlirimit në qershot të 1999.