Në Shqipëri: Jozefina Topalli: Shoqëria, në gjendje shoku; s’kupton se kush është opozita e kush pushteti

10.06.2017 11:42:28

 

Jozefina Topalli  shprehet e shqetësuar për situatën se ku ka përfunduar Partia Demokratike, duke e cilësuar opozitën fasadë dhe mburojë të pazareve të dyshes Rama- Basha. Ajo ka komentuar sërish listat e PD-së duke theksuar se ajo mbetet lista Basha dhe nuk ka asnjë lidhje me PD e vërtetë.

“Pas pazarit të datës 17 maji mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës shqiptare shoqëria shqiptare është në gjendje shoku duke mos kuptuar kush është tashmë opozita e kush pushteti sepse janë shkrire në një të dyja.

Fushata e opozitës këto ditë duket si një muaji turizmi për të njohur Shqipërinë ndaj duke ditur se Basha e Rama kanë vendosur të bashkëqeverisin edhe pas datës 25 qershor, më kot harxhojnë lekët e buxhetit dhe stërlodhin nervat e shqiptarëve. Më mirë të thonë do jemi prapë bashkë e për ca vite Shqipëria nuk do ketë opozitë. Pas 27 viteve PD kthehet në shoqatë turistike”, shkruan Topalli.