Kjo është gjendja e mjerueshme e shkollës “Enver Maloku” në Podujevë (Foto)

05.09.2016 13:00:43

Sot nuk është mbajtur mësim në shkollën fillore “Enver Maloku” në Podujevë, për shkak të kushteve të mjerueshme që nxënësit zhvillojnë mësimin.

Pridnërit sot nuk i kanë lënë fëmijët e tyre që ta vijojnë mësimin, duke alarmuar për gjendjen brenda shkollës.

Indeksonline ka siguruar fotografi të ambientit të shkollës brenda, ku më shumë iu ngjan një deponije mbeturinash, se sa një shkolle normale.

Këtu Ministria e Arsimit pretendon që mund të zhvillohet mësim. Ndërsa një objekt është filluar të ndërtohet qysh nga viti 2009, por ende nuk është përfunduar.

Një prind ka thënë sot për Indeksonline se fëmijët nuk do t’i qojnë në këtë shkollë për shkak të kushteve minimale për mësim.