Veseli uron nxënësit për fillimin vitit të ri shkollor

05.09.2016 13:08:26

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të procesit mësimor në shkollat e Kosovës. Ai përmes një postimi në facebook, ka uruar duke ju thënë nxënësve se janë e tashmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës.

“Sot është dita më e lumtur për mijëra nxënës që për herë të parë do të shkojnë në shkollë. Uroj të gjithë fatosët, nxënësit dhe prindërit në ditën e parë të vitit të ri shkollor në Kosovë. Paçi shëndet dhe shumë suksese! Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës! K.V.”, ka shkruar Veseli.