Në fshatin Baicë të komunës së Drenasit mungon infrastruktura.
Vetë banorët e këtij fshati kanë dërguar fotografi në adresën e Gazetës Express dhe kanë kërkuar nga komuna që kjo rrugë të rregullohet.
Qarkullimi në këtë rrugë vështirësohet edhe më shumë gjatë stinëve të ftohta.
