Divjakë, mbytet në det një 12-vjeçare

15.08.2017 10:28:02

Një  vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Divjakë pasi është mbytur në det. Policia lokale bën me dije se e mitura ishte duke u larë në det bashkë me kushërirën e saj 11-vjeçare.

Dy vajzat u ndihmuan nga një 15-vjeçar pasi i kishte marrë rryma, por 12-vjeçarja G.A nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, 15-vjeçari që u erdhi në ndihmë vajzave është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte pirë shumë ujë.