Klubi i Gazetarëve “Beqir Musli”: Humbëm gazetarin më të mirë

15.05.2017 13:39:48
Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me dhimbje të thellë mori lajmin për ndarjen fizike nga ne të gazetarit Ganimet Klaiqit.
Klubi i Gazetarëve “Beqir Muliu” pjesë e së cilit ishte dhe Ganimet Klaiqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e kanë njohur e kanë punuar me Ganimet Klaiqin.Për gazetarinë kosovare e në veçanti për gazetarinë e Anamoravë humbja e Ganimet Klaiqit është e madhe dhe e pa zëvendësueshme.

Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” do ta kujtojë e përkujtojë gjithmonë me krenari e mburrje veprën dhe punën e mirë e të dobishme që ka bërë Ganimet Klaiqi.