KMDLNJ tregon të vërtetën për incidentin e fundit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

26.12.2016 18:29:37

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirisë së Njeriut (KMDLNJ) në Prizren ka hetuar incidentin e raportuar në media se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren gardianët kanë keqtrajtar fizikisht një i burgosur.

Në raportin e KMDLNJ thuhet se e vërteta nuk është ashtu siç është raportuar në media, sepse, sipas tyre, bëhet fjalë për një sulm fizik ndaj një oficeri korrektues nga një i burgosur.

Në këtë rast sipas KMDLNJ më i lënduar ka dalë oficeri korrektues, por në të njëjtën kohë kërkohet hetim lidhur me këtë rast.

Lexojeni të plotë raportin e KMDLNJ:

“Gjurmëve të lajmit për një incident të ndodhur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, KMDLNJ-ja del me këtë raport:

’Me dt. 25.12.2016 në ora 17.10 (koha e darkës) në koridorin e krahut B në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ka ndodhur një sulm fizik ndaj oficierit korrektues S.M. nga i paraburgosuri G.E. ’Burimi i KMDLNJ-së, i përfshirë në këtë ngjarje ka pohuar se: ka qenë koha e darkës (ora 17.10) kur në koridorin e krahut B fillimisht dëgjuam një zhurmë (në ishim tre oficier korrektues në zyrë) dhe në moment pasi pamë që ka një përleshje kemi reaguar që të tre, pasiqë pamë se sulmohej kolegu, oficieri korrektues S.M. Kemi reaguar ashtu që s’kemi përdorur dhunë siq raportohet rrejshëm në portale. Nuk kemi përdoruar as pranga, as sprej dhe as dhunë, duke parandaluar eskalimin e rastit. Kjo mund të shihet qartazi në kamerat e sigurisë’.

Pas kësaj oficeri korrektues dhe i paraburgosuri janë vizituar nga ekipi mjekësor i Qendrës, që ka raportin secili për lëndime të lehta trupore gjatë kacafytjes. Mirëpo, më i lënduar ka dalur të jetë oficeri korrektues, që pas përfundimit të orarit të punës, është vizituar nga mjekët e spitalit të Prizrenit, të cilët i kanë preferuar pushim mjekësor pesë ditë.

Ndërkohë, po sipas burimit të KMDLNJ-së, i paraburgosuri G.E. është veçuar (dërguar në vetmi) deri në përfundimin e procedurave (raportit) disiplinor.

Ndryshe, shkaku i raportimit joreal të disa portaleve lidhur me rastin, njëri nga oficierët korrektues me dt.26.12.2016 ka denoncuar në polici portalet: indeksonline dhe periskopi, për siq thuhet: ’paraqitjen e të pavërtetave dhe cenimin e privatësisë me publikimin e fotove të njërit nga oficierët korrektues, që paraqet kërcënim direkt për jetën e tij’, ka thënë burimi.
KMDLNJ-ja, kërkon hetim të shpejt e korrekt lidhur me rastin, ndërsa nga mediet kërkon të përmbahen nga lajmet e tilla të paverifikuara që mund të tensionojnë punën e institucionit, të Qendrës së Paraburgimit si dhe jetën e oficerëve korrektues, siq është rasti i publikimit të fotove të oficierit korrektues B.M.

Mësohet se me dt.26.12.2016 të paraburgosurin G.E. e ka vizituar avokati i tij”, (sic), thuhet në raportin e KMDLNJ.