“Lagjja e Trimave”: MPB nis hetimet për ushtrim dhune nga policët

26.12.2016 18:33:07

Pas hetimeve që inicioi zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, hetuesit kanë identifikuar një pjesëtar të njësive speciale që ka ushtruar dhunë ndaj të akuzuarve në rastin “Lagjja e Trimave”.

Nuhiu, deri më tani ka ndërmarrë tre nisma për zbardhjen e dhunës ndërsa për njërin rast ka arritur të siguroj edhe dëshmitarë që kanë parë një pjesëtarë të njësive speciale duke ushtruar dhunë kundër të akuzuarit Enverhoxha Klain, në shator të këtij viti.

“Unë duke u interesuar në vazhdimësi dhe duke bashkëpunuar edhe me kontrollin e brendshme kemi zhvilluar edhe biseda informative me pjesëtarë e njësive speciale me qytetarët e sigurimit të burgjeve dhe me qytetarë dhe për një procedurë që e kemi iniciuar që në shtatorë dhe ne kemi arritur që të iniciojmë fakte që janë dhe fakte relevante ku e kemi njoftuar edhe prokurorinë publike ne Shkup që të jetë e informuar dhe eventualisht të iniciojë edhe procedurë penale për përgjegjësinë penale kundër pjesorit të forcave speciale”, deklaroi Agim Nuhiu, zëvendës ministër i MPB-së.

Nga e prokuroria publike për Alsat M kanë thënë se janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti dhe se deri tani kanë dëgjuar një numër të madh të dëshmive që i cilësojnë si relevante.

“Prokuroria publike ka hapur rastin në bazë të akt akuzave të ngritura si nga ana e avokatit të popullit po ashtu edhe të ana e avokatëve të akuzuarve në rastin Lagja e Trimave për sulm fizik ndaj të akuzuarave . Prokuroria Publike është duke i vërtetuar faktet dhe ndodhitë duke marr edhe hapa konkret me ç’rast janë dëgjuar edhe një numër i madh i dëshmitarëve dhe personave që mund të japin të dhëna relevante . Është kërkuar dokumentacioni që pritet të shfrytëzohet në rastin e hapur, ndërkohë hetimi është duke vazhduar akoma ”, janë shprehur nga Prokuroria Publike.

37 pjesëtarët e grupit të Kumanovës vazhdimisht janë ankuar për keqtrajtim nga pjesëtarët e njësive speciale, ndërsa në disa raste të akuzuarit nuk kanë qenë në gjendje të qëndrojnë në seancat gjyqësore.