Koalicioni qeverisës takohet në ora 16:00

30.01.2019 16:43:45

Partnerët e koalicionit qeverisës pritet të takohen në ora 16:00.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pritet të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Mësohet se takimi do të mbahet në ora 16:00.

Po ashtu, siç mësohet takimi është ftuar nga Haradinaj dhe mbahet në objektin e Qeverisë.