Koci: Kërkesa për ekstradimin e Haradinajt është sulm ndaj Kosovës

05.02.2017 19:18:28

Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt, e ka quajtur sulm ndaj Kosovës dhe rendit të saj kushtetues kërkesën për ekstradim të klientit të tij nga Serbia.

Ai ka theksuar se kjo situatë duhet të shërbej si bazë për vendosjen e një çasje të re në dialogun me Serbinë, shkruan lajmi.net

 

Kërkesa e Serbisë për ekstradimin e z.Haradinaj, për krimet e supozuara në Kosovë, akuza që janë trajtuar nga Tribunali i Hagës, është jo vetëm sulm ndaj Ramushit, por edhe sulm ndaj Kosovës dhe rendit kushtetues të saj.

Për më tepër, përpjekjet e Serbisë për ndikim në drejtësinë franceze, prej momentit të ndaljes së z. Haradinaj, nuk kanë të ndalur.

Pse duhet në një çështje juridike, të deklarohen në kontinuitet, Ministrja e Drejtësisë, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Sërbisë?

Është koha e fundit, ti mbrojmë interesat e vendit.

Politikanët në pushtet nuk guxojnë të sillen thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Kjo situatë duhet të shërbej si bazë për vendosjen e një çasje të re në dialogun me Serbinë.

Defetizmi apo kryeneçësia nuk janë zgjidhje.

Platforma duhet të jetë e qartë dhe në shërbim te interesave të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.