Lidhja Demokratike e Kosovës përshëndet zhvillimin e sotshëm pozitiv të rrëzimit të murit.

05.02.2017 19:10:44

Ky veprim paraqet hapin e radhës, në drejtim të konsolidimit të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe forcimin e sovranitetit institucional në Republikën e Kosovës.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, zhvillimi i sotëm është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve tjera qendrore, që reflektojnë lidership të guximshëm, të matur, dhe shtetformues politik. Lidhja Demokratike e Kosovës çmon lartë rolin esencial të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Zyrës së Bashkimit Evropian, që në koordinim me institucionet vendore, qendrore e lokale, u angazhuan që ky zhvillim t’i kontribuojë klimës së mirëbesimit në vend.
Lidhja Demokratike e Kosovës inkurajon përfaqësuesit e të gjithë spektrit politik, që t’i kontribuojnë dialogut dhe konsensusit, në kuadër të orientimit pro perëndimor të Republikës së Kosovës, të konfirmuar në vazhdimësi nga krerët e institucioneve dhe nga Kryeministri, Akademik Isa Mustafa.

Zyra për Informim – LDK