Kodi shtetëror e pavarëson vendin në rrjetin e telekomunikacionit, thotë kryeminstri Mustafa

29.09.2016 13:42:16

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, po konsideron se kodi telefonik shtetëror është shumë i rëndësishëm sepse sipas tij, e pavarëson vendin në rrjetin e telekomunikacionit.

Mustafa ka deklaruar se Kosova do ta ketë kodin e vet telefonik dhe ky kod do të jetë +383, raporton lajmi.net

“Ky kod do të eliminojë tri kodet ekzistuese. Kosova do të ketë të gjitha të drejtat që të administroj kodin e vet telefonik ashtu si të gjitha shtetet”, ka deklaruar Mustafa.

“Kjo marrëveshje do të shuaj të gjithë operatoret ilegal të Serbisë që kanë vepruar në Kosovë. Do të jepet një leje e përkohshme për një operator serb e cila do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës”, ka shtuar kryeministri.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje hap rrugën e anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare të telekomunikacionit.

Për më tepër, Mustafa ka thënë se 200 mijë euro humbje që ka pas deri më tani Kosova nga mungesa e kodit, do të kthehet në fitime.