Konjufca: Thaçi u arrestua për terrorizëm vetëm sepse ishte UÇK

29.09.2016 13:38:58

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka folur në Kuvend për arrestimin e komandantit të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçin.

Konjufca tha se Isa Mustafa disa herë e përmendi që kanë raporte të mira me Serbinë, ndërsa mbrëmë është arrestuar komandanti i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, e sipas tij, askush nuk e tha asnjë fjalë për këtë çështje, as ministri as kryeministri.

“Ai është arrestuar për akuza për terrorizëm vetëm pse ka qenë në UÇK”, tha Konjufca.