Koha kur Serbia nuk ishte në Kosovë

23.05.2018 22:26:09

Nga Binak Maxharraj

1.PËRIUDHA 1974-1989.

Ishte një kohë jo fortë e largët kur Sërbia nuk ishte në Kosovë. Nuk kishte kurrfarë irigencash as Kushtetuese e as ligjore.Ne fakt Serbia,veç qe ishte formalishtë ne kuadër te Serbisë,ajo nuk kishte te bante asgje me Kosovësn,nuk kishte kurrfare lidhje me Kosovën,nuk mund te ndikonte me asgje ne Koovë, Kosova ishte ishte jashtë Serbisë.

Kosova e kishte Kushtetutën dhe Ligjet e veta qe me as gje nuk e lidhnin me Sërbinë Bile Kosova e kishte fuqinë qe ta bllokoj ne çdo gje Serbinë ne Federat.Kosova e organizonte pa ndikim nga Serbia jetën ekonomike u ndërtuan fabrika të shumëta gadi në çdo qytet te Kosovës,ishin te punësuar mbi 350 mijë punëtor vetem ne sektorin shoqeror,u ndërtua një shkollim i fortë qe nga fillorja e deri ne Univrsitet i cili ishte më më renome se ky i sodit,kishte një shendëtësi te mirëfillët,ku nuk kishe nevojë me sjellë barna me vehte dhe batanie.Në këtë kohë Kosova nuk ishte shtet, por vepronte me të gjitha Ligjet sikur te ishte shtet.Pra,ishte koha (1974-1989) kur Kosova nuk ishte nen Serbinë dhe Serbia nuk ishte në Kosovë.

Por kjo përiudhë përfundoi me shpërberjën e ish-Jugosllavisë.Serbia pasiqe kishte qu krye me e ba Serbin e Madhe ne mars te vitit 1989 beri grushtë shtet ne Kosovë,ia mori me dhunë autonomin qe e kishte,ia anuloi Kushtetutën dhe Ligjet.Këtë e beri sepse nuk kishte ma kush ta mbrojë,te gjitha Republikat tjera i kishin hallet e veta.Pra,Serbia dhunshëm u këthy në Kosovë dhe deri ne vitin 1999 bani terror masivë në Kosovë.

2.PERIUDHA 1990 -2018.

Në saje të Luftës çlirimtare te UÇK dhe ndihmës së miqeve tanë ne krye me SHBA Kosova u çliru,e fitoi lirinë.Njërëzit ngazllënin nga gezimi,këthëheshin në vatrat e tyre nga te cilat ishin debuar për te filluar një jetë te lumtur dhe te qetë,pa telashe.Por,nuk ndodhi ashtu edhe pse erdhë liria me shumë ngjyra lufta nuk e debojë Serbina nga Kosova,ajo mbeti kambkryq në Veri të Kosovës se bashku me Car Llazarin e vetë.Serbia me veriun tonë,ban çka te dojë.atje sikut me Kosova nuk jeton.

Por ndodhën edhe gjera tjara te tmershme,qe nuk ishin dasht te ndodhinë.Në vend se Kosova në liri te filloi ndërtimin e saj ekonomik,te filloj prosperitetin ekonomik,kultural e arsimor,ndodhën gjana te pa mira.Për pak kohë u shkaterrue edhe ajo qe ishte ndertu me dekada përmes gjoja te privatizimit te asetve te cilat u shiten gadi falas.Ne saje te kësaj një grup njërezish filluan tenpasurohën jashtligjshem.Aresimi dikur ne za u rrezu për tokë, i humbi krejte vlera,U themelun shumë Universitet publike e private qe nuk sherbenin për dije por për vota.Filloi blerja edhe e diplomave nga njerëzit qe skishin dije.Edhe shendetesia u rrenue pothuaj se krejtë,ra për tokë,skishte ilaqe as shtretr,as batanija as kurgja.Në këte shendetesi me shumë njeriu smuhej se sa sherohej.Në këtë gjendje te cilën nuk na e krijoj Serbia,por e krijuam vete me njerëzit tanë te padijshem,te rinjet tentojnë te ikun nga atedheu i tyre,te cilët endrronin se ne liri do te jetë krejtë ndryshe.

Së Kosova nuk është krejtë e lirë,por gjysme e lire,e tregon edhe fakti se tashti Serbia nuk është largue nga Kosova,por ajo jetonë pa lekundshëm në një pjesë te Kosovës me te cilën banë çka te dojë më te,bile qysh po shkojn punet edhe mund ta çkapë.