Koha më kaliti/ Vargje nga Kumrie Shala

18.07.2021 17:41:43

KOHA MË KALITI

Të besushmit u zhgenjyen

Të pa besët u bënë besnik

Ecëm, punuam, vepruam pa ndërprerë

Për një ditë më të mirë

E ti e shkatërrove të terën

Sa trishtuese është,

mëkat çka i bëre popullit tënd…

Trishtimet mbetën në mëshirën e kohës

Dua të mbetët enigmë e jetës së hidhur

Jetës së tmerrit …

Trishtimin një ditë do ta kujtosh

S’kërkoj bekim nga të pa besët

S’kërkoj lëmosh e ndihmë

nga hajdutët kurvarë

Nga krijesat të pa vlerë,

të ndyer e të përlyer

Mekatet nuk shpërlahen

më një kafshat

Çka vdes nuk ringjallët

Çka digjet nuk lindë nga hiri

Ndaje të keqën nga e bukura

Mos ndërto harmoni

mbi atë që së ndërtove ti

Mos vërë rregulla të çrregulluar

Ti ju gëzove vdekjes

të pamirëseardhur nga zoti…

Të pa besin po e ledhaton

Kethehu njeherë pas

Të pa fajshmin mos e shrytëzo

për qëllime vetanake

Pëndohu për veprimët e mëkatet

që i ke bërë popullit tënd

oj krijes e pa vlerë…