Koha për revitalizimin e Urës së Ibrit nga 14 gushti 2016 deri më 20 janar 2017

06.08.2016 12:06:09

Takimi i fundit në Bruksel, i mbajtur më 2 gusht, ndërmjet Edita Tahirit dhe Marko Gjuriqit ka përfunduar me rezultat pozitiv, pasi që palët janë marrë vesh për kohën dhe mënyrën e revitalizimit të Urës së Ibrit, dhe për kthimin e rrugës “Mbreti Petar”, në veri të Mitrovicës, në rrugë për këmbësorë.

Revitalizimi i Urës së Ibrit dhe shndërrimi i rrugës “Mbreti Petar” në rrugë për këmbësorë, konsiderohen të rëndësishme për lehtësimin e kontakteve ndërmjet jugut dhe veriut të Mitrovicës, dhe për rritjen e kontakteve ndërmjet qytetarëve të të anëve.

Po ashtu, palët u pajtuan që leja e rëndësishme e ndërtimit të lëshohet dhe revitalizimi i Urës së Mitrovicës dhe hapësirës përreth të fillojë më 14 gusht 2016. Ura e Mitrovicës do të hapet për këmbësorë dhe automjete në të dy drejtimet në përputhje me rekomandimet e vlerësimit teknik dhe dizajnit arkitektonik për të cilat të dy palët u pajtuan në qershor të vitit 2015.

Punimet në urë do të kryhen  duke iu qasur vendpunimit nga rruga në anën jugore. Ura do të jetë e hapur për qarkullim të plotë më 20 janar 2017.

Në përputhje me të njëjtin afat kohor, komuna e Mitrovicës së Veriut do ta revitalizojë rrugën e saj kryesore – Rruga Mbreti Petar – në zonë për këmbësorë. Rruga do të jetë e hapur për këmbësorë më 20 janar 2017. Punimet do të fillojnë dhe do të përfundojnë në të njëjtën ditë si me ato në urë dhe përreth saj.

Një grup punues së bashku me dy kryetarët e komunave do të monitorojë dhe shqyrtojë rregullisht kushtet politike dhe të sigurisë në të dy komunat gjatë dhe pas procesit të revitalizimit. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 9 shtator 2016. Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i do të sigurojnë një mjedis të sigurt në përputhje me mandatet e tyre përkatëse. Ata do të konsultohen për masat e duhura të sigurisë, duke përfshirë edhe konsultat me dy kryetarët e komunave.

Në lidhje me çështjen e implementimit të nenit 5 të marrëveshjes mbi Urën e Mitrovicës, ministritë përkatëse dhe dy komunat do të gjejnë një zgjidhje deri më 14 tetor 2016.

BE-ja mirëpret rezultatin e diskutimeve të sotme dhe nxit të dyja palët që të vazhdojnë të arrijnë progres në të gjitha çështjet tjera të hapura që presin të implementohen, në veçanti në Telekom, Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe Energji.