Ramiz Kelmendi prish koalicionin PDK-LDK?

27.10.2016 11:21:58
Kalimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi në Lidhjen Demokratike të Kosovës ka acaruar edhe më tej raportet në mes partnerëve të koalicionit.

Ulja e deputetit Ramiz Kelmendi sot në anën e LDK-së, në Kuvend  ka nxitur  lidershipin e PDK-së që të kërkojë shpjegime nga LDK për marrjen e deputetit Kelmendi .

Këto sqarime në mes partnerëve të koalicionit kanë bërë që të shtyhet seanca për rreth një orë.