Beqiri: S’mund të barazohen krimet që ka bërë Serbia në Kosovës me luftën çlirimtare

27.10.2016 11:30:51
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që lufta e UÇK-së, ka qenë e drejt.

Ai ka thënë se nuk mund të barazohen krimet që ka bërë Serbia në Kosovë me luftën çlirimtare.

“Qytetaret e Kosovës nuk ka asnjë dyshim që kanë bërë luftë të drejtë dhe këtë fakt nuk mund ta mohojë askush. Ne si shtet jemi duke krijuar institucione të pavarura dhe edhe këtë situatë të ndjeshme ta kalojmë me gjakftohtësi dhe largpamësi. Por institucionet shtetërore duhet të jenë edhe profesionale. Natyrisht se nuk mund të barazohen krimet që ka bërë Serbia në Kosovës me luftën çlirimtare”, ka thënë Beqiri në seancën e thirrur në Kuvend për vlerat e luftës.