Kolonat e gjata në Merdarë, shkaktojnë konflikt mes vozitësve (Video)

29.07.2016 23:22:16

Në pikën kufitare në Merdarë janë duke vazhduar kolonat e gjata.

Pritja me orë të tëra ka bërë që vozitësit të nervozohen. Indeksonline mëson se si pasojë e krijimit të kolonave, vozitësit kanë filluar konflikte mes vete.

Mësohet se nga gjaknxehtësia ka arritur deri te rrahja e personave, deri sa kolonat vazhdojnë të jenë me kilometra të gjata.