Durrës, kapen 700 kg kanabis në port

28.11.2016 09:33:01

Policia e Durrësit ka sekuestruar 700 kg kanabis në port me destinacion Italinë. Droga u zbulua pas skanimit të kamionit, i cili ishte i ngarkuar me konfesione. Droga ishte fshehur në kamionin me targa AA 475 LO, me drejtues shtetasin me inicialet L.S.

Sipas të dhënave të para, makina i përket një firme fasone që po dërgonte produktet e veta në Itali.

Sasia e kanabisit ishte e ndarë në 497 pako me peshë rreth 700 kg. Fillimisht policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e kamionit, por pas dëshmive ai u la i lirë dhe u shpall në kërkim pronari i firmës së konfesioneve, 51 vjeçari me inicialet K.Z. nga Shkodra. Policia vazhdon punën për zbardhjen e rrjetit të trafikut.