Pacolli: Gëzuar 28 Nëntorin bashkëkombës të dashur

28.11.2016 09:31:03

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar festën e flamurit

Pacolli ka thënë se në Ditën e Flamurit duhet të kujtohet të gjithë ata që sakrifikuan para e gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.

Urimi i plotë i tij:

Në emrin tim, të familjes sime dhe në emër të AKR-së, ua uroj Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve në mbarë botën. Po ashtu, urimi u shkon edhe gjithë atyre që e mbajtën në duart e tyre, u sakrifikuan për të, para e gjatë luftës çlirimtare të Kosovës dhe që na e mundësuan që edhe ne, sot, ta festojmë të lirë. Uroj që të jemi më të bashkuar e ta duam njëri-tjetrin, dhe, po ashtu, mos t’i harrojmë vuajtjet dhe sfidat që ne si komb kemi kaluar për të gëzuar këtë ditë. Gëzuar ditën e flamurit, bashkëkombës të dashur.