Shqipëria feston 104 vite pavarësi, Rama: Mirënjohje përjetë etërve themelues

28.11.2016 09:28:48

Shqipëria feston sot 104-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ditën e sotme janë parashikuar që të zhvillohen një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin, por qendra e organizimeve është në Vlorë, vendin ku më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarësinë.

Në këtë ditë nuk ka munguar as urimi nga kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në Facebook, Rama uroi të gjithë shqiptarët.

“GËZUAR DITËN E PAVARËSISË! Mirënjohje përjetë Ismail Qemalit dhe të gjithë etërve themelues të shtetit shqiptar! Rroftë Shqipëria dhe rrofshin shqiptarët kudo ku jetojnë!” shkruan Rama.