Kolumbi, mbytet anija me turistë

26.06.2017 13:20:18

Një anije turistike me 150 pasagjerë në bord është mbytur në një liqen në qytetin turistik të Guatape në Kolumbi.

Nga të dhënat e para raportohet për të paktën 9 persona të vdekur e të paktën 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

E gjithë ngjarja tragjike është filmuar dhe pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet.

Shkaqet e mbytjes së anijes janë ende të paqarta, ndërsa mediat lokale raportojnë se pasagjerëve nuk i ishin dhënë jelekë shpëtimi. Edhe pse anija është mbytur fare pranë bregut, shumë persona nuk kanë mundur të shpëtojnë.