Kosova pa qendër rehabilituese për konsumuesit e substancave narkotike

Kosova pa qendër rehabilituese për konsumuesit e substancave narkotike

26.06.2017 13:25:50

Në emisionin e mëngjesit në RTK, ishte i ftuar Safet Blakaj drejtor i qendrës rehabilituese “Labyrinth”.

Ai tha se mosha mesatare aktualisht që marrin substanca nakotike është 16.4, ndërkaq tregoi se aktualisht përdoruesit e këtyre substancave trajtohen në QKUK dhe në qendrën që ai e dejton dhe se numri i tyre nuk është i vogël.

Blakaj tha se trajtimi i këtyre personave në QKUK bëhet vetëm dy javë, ndërkaq në qendrën ku ai e drejton është trajtim ditor gjë që e bënë të pamundur vazhdimin e trajtimit dhe rehabilitimit të mëtutjeshëm. Pra një kohë kaq e shkurtër nuk mund të ketë sukses për të gjithë.

Ai tha se është e vështirë që ata persona ti ndërgjegjësojnë dhe ti shtynë që ta braktisin konsumimin e drogës, megjithatë ai tha se ka edhe persona të tillë që mundohen ta bindin vetën ta braktisin.

Sipas Blakajt programi i trajtimit me metadon është efikase dhe se nuk ka efekte anësore.

Ndryshe historia e përdorimit të substancave psikoaktive apo drogat, daton më shumë se 2000 vjet më parë. Duke filluar që nga format e para primitive të organizimeve sociale të individëve në grupe apo komunitete, prezenca e drogave ka qenë pjesë e përditshmërisë së tyre, kryesisht gjatë ritualeve fetare, gjuetive dhe në bankete festash.

Njeriu, si një qënie njerëzore me dëshira të pashmangshme për të përjetuar emocione të forta dhe përjetime perceptive të cilat shkojnë përtej mundësive normale dhe aftësive vetjake, ka bërë që individët të zhvillojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me drogat përtej kohës, hapësirës dhe kontekstit kulturor apo social.