Komandant Baruti: Ali Ahmeti me këtë opozitë i fiton zgjedhjet në 50 vitet e ardhshme

02.10.2016 16:42:59
Ish ushtari i UÇK-së Xhem Llamallari, i njohur si komandant Baruti, ka hedhur kritika në adresë të partive opozitare shqiptare në Maqedoni.

Sipas tij, politikanët nga radhët e opozitës nuk janë duke zhvilluar aktivitete për ta fituar pushtetin në zgjedhjet e 11 dhjetorit, kështu që ato pa probleme do t’i fitojë BDI-ja e Ali Ahmetit.

“Abaz Gjuka dhe BDI-ja, edhe 50 vjet do të jenë n’pushtet, me këto politikan të “Opozitës” Shqiptare…”, është shprehu ai.

Përndryshe, Abaz Gjuka është emri i luftës i Ali Ahmetit.