Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Deri në ora 11 kanë votuar 8.45 për qind të qytetarëve të Kosovës

11.06.2017 11:49:40
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e parë për sot ku ka dhënë rezultatet e votimit deri më tani.

Sipas KQZ-së deri në këtë orë kanë dal në zgjedhje 8.45 për qind, ndërsa votimet janë duke vazhduar qetë.

Shefja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se Policia dhe Prokuroria janë duke u merr me rastet që ka pasur shkelje të ligjit.