Komisionit për të Drejtat e Njeriut i drejtohet Gjykatës Supreme për punëtorët e Sharr-it

30.09.2016 16:46:54

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja e komisionit, Lirije Kajatazi. Në takim, të pranishëm ishin përfaqësuesit e AKP-së: zëvendëskryesuesi i Bordit të AKP-së, Bajram Zejnullahu dhe zëvendësdrejtori menaxhues i likuidimit në AKP, Avni Jashari, të cilët raportuan lidhur me çështjen e punëtorëve të Sharr-Sallonit.

Përfaqësuesi i AKP-së, Zejnullahu, raportoi lidhur me çështjen e punëtorëve të Sharr-Sallonitit, duke theksuar se pagesa e kreditorëve në bazë të vendimeve të lëshuara, mund të kryhet vetëm në momentin e njoftimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.

Zejnullahu theksoi se Autoriteti i Likuidimit ka kërkuar nga Gjykata zyrtarisht informacion lidhur me numrin dhe vlerën e ankesave, prej më shumë se një viti, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Tutje, ai deklaroi se “në momentin e marrjes së konfirmimit nga Gjykata, atëherë do të vlerësojmë mundësinë e pagesës konform Ligjit (Nr.04/L-034), neneve 40 dhe 41 të shtojcës së këtij ligji”.

“Kujtojmë që Neni 41 i shtojcës së ligjit lejon shpërndarjen e fondeve të likuidimit për përmbushjen e kërkesave kreditore vetëm në kushtet kur ka fonde të mjaftueshme , pasi reduktohet vlera e kërkesave që janë ende të pavendosura në Gjykatë”, theksoi Zejnullahu.

Komisioni funksional, vendosi që t’i drejtohet me një shkresë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme lidhur me çështjen e punëtorëve Sharr- Sallonit.

Në mblehdjen e sotme, anëtarët e komisionit, shfaqen shqetësimet e tyre lidhur me arrestimin e shefit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Në fund, anëtarët e komisionit vendosën që me anë të një komunikate për publikun, të reagohet lidhur me rastin në fjalë.