Komiteti i Helsinkit: Dënimi i prokuroreve Fetai dhe Janeva, një precedent i Gjykatës themelore Shkupi 1

17.03.2017 21:07:50

Komiteti i Helsinkit në Maqedoni e vlerëson si precedent aktin e Gjykatës themelore Shkupi 1 me rastin e dënimit të prokuroreve speciale, Fatime Fetai dhe Katica Janeva, me nga 2000 euro nga gjyaktësja Tatjana Mihajllova,

KH-ja konsideron se PSP-ja vazhdon që të përballet me pengesa nga gjykata në fjalë, për të cilën gjë edhe vetë PSP-ja është ankuar në raportin e radhës të punës së gjashtë muajve të fundit.

Edhe ish-gjykatësi dhe prokurori, e tani avokat, Aleksandar Nakov, deklaron se një sjellje e këtillë e gjykatës ndaj prokurorëve nuk mbahet mend, e as dënimi i tyre.