Komuna e Deçanit bën mbi 30 gabime drejtshkrimore në njoftimin me 15 fjali

12.10.2016 14:38:03

Në faqen zyrtare të komunës së Deçanit, komunikata e lëshuar me datën 07 tetor 2016, në lidhje me ndërtimin e SHFMU “Isa Boletini” në Isniq, janë bërë më shumë se 30 gabime drejtshkrimore.

Njoftimi për ndërtimin e shkollës së re në Isniq, nuk ka kaluar pa pasur gabime. Madje, shifra e gabimeve kalon 30, kurse janë gjithsej 15 fjali. Duke filluar nga emrat, shenjat e pikësimit, mungesat e shkronjës “ë”, hapësirat në mes fjalëve e të tjera, komuna rezulton se nuk i kushton rëndësi njoftimit të qytetarëve në gjuhën standarde, shkruan lajmi.net

Komunikata e plotë me gabime dhe vërejtjet me shkronja të theksuara ‘Bold’:

E nesërmja u takon njerëzve të cilët përgatiten për atë sot. Ky ishte një mbishkrim i vendosur në hyrje të shkollës së mesme të ulët,, Isa Boletini ’’në fshatin Isniq e cila është përuruar sot .  Përurimin e bën(bëri) i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , ministri i Arsimit z.Arsim Bajrami dhe drejtori i kësaj shkolle. Shaban Mehmetja. Ata bashkë ja prenë shiritin dhe vizituan objektin Brenda. Se Isniqi e ka merituar këtë shkollë e cila do të jetë model për shkollat tjera e tha edhe i pari i komunës së Deçanit Z.Rasim Selmanaj . Duke shtuar se jemi ën një ngjarje të jashtëzakonshme të veçante këtu në Isniq .Kemi qen(ë) të gjithë të përkushtuar për ndërtimin e kësaj shkolle , du(a) të falënderoi  z.Hajred(i)n Kuçin , po ashtu ish ministrin e financave z.Bedri Hamzaj I cili ka qen(ë) I përkushtuar për ndërtimin e kësaj shkolle e një falënderim I veçantë për Ministrin e Arsimit I cili ka pas(ë) vullnetin e mirë që kjo shkollë të përfundohet ku mësimdhënia dhe mësimnxënja të jetë e nivelit më të lartë. E dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z.Arsim Bajrami tha se sot është moment historik për Isniqin dhe Deçanin.

Kjo shkollë është shkolla më e mirë në Kosovë që ne kemi përuruar deri më sot .Uroi që këta nxënës dhe mësimdhënës të kenë kushte më të mira për mësim(,) tha Bajrami.

E në anën tjetër drejtori i kësaj shkolle Shaban Mehmeta,j tha se që ne të jemi bashkë në këtë ditë u deshtë që të presim plot 68 vite për ndërtimin e një shkolle të re. Duke e  falënderuar komunën e Deçanit dhe Ministrin(ë) e Arsimit për ndërtimin e kësaj shkolle ju premtoi se edhe në të ardhmen shkolla ,,Isa Boletini’’ do të jetë shkollë shembull në nivel të Kosovës .

Ndryshe gëzimin për ndërtimin (e) kësaj shkolle nuk e fshehin as vet nxënësit ,mësimdhësit dhe prindërit të cilët sot ishin me të lumtur se kurrë për çka kishin organizuar edhe një program të pasur Kulturo Artistik..Shkolla e përurua sot(.) ka dhoma të mjaftueshme për zhvillimin (e)procesit mësimorë , laborator , bibliotekë(,) sallë sportive dhe hapësirat përcjellëse .Vlera investive kapë shifrën 1 milion e 500 mijë € .Ky investim është i përbashkët mes Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Deçanit(.)