U dashuruan në repartin Covid, puthja e infermierëve bën xhiron e botës

15.02.2021 13:38:35

U njohën dhe u dashuruan gjatë pandemisë së koronavirusit. Kjo është historia e veçantë e një çifti infermierësh italianë.

Michele dhe Antonella i dhuruan një puthje brenda pavionit njëri-tjetrit duke shpërndarë dashurinë e tyre në të gjithë botën.

Ata u dashuruan në repartin e koronavirusit në poliklinikën e Barit dhe ditën e Shën Valentinit spitali zgjodhi ata për të dhënë një mesazh shprese përmes fotografisë që i portretizon së bashku.

“Dashuria lindi në pavion”, lexohet ngjitur me foton e publikuar. Dy infermierët u takuan dhe u dashuruan gjatë izolimit të parë të muajit mars, kur ishte e ndaluar dalja përveçse mund të shkoje në punë.

“Poliklinika më dha atë që të gjithë ëndërrojnë dhe veçanërisht në një periudhë kaq të vështirë për të gjithë”, thotë Michele Bonasia, i cili e nisi punën në poliklinikë marsin e kaluar.