Komuna e Mitrovicës thotë se muri nuk është në përuthje me marrëveshjen e Brukselit

08.12.2016 16:10:59

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur anëtarët tjerë të Grupit punues të Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Qeverinë e Serbisë në Bruksel, Arben Çitaku, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Rashid Qalaj, drejtor i Operativës në Policinë e Kosovës, me të cilët ka biseduar për situatën e krijuar pas ndërtimit të murit në pjesën veriore të qytetit, fare afër urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve të komunës së Mitrovicës Veriore.

Sipas një njoftimi të Komunës së Mitrovicës, Bahtiri, Çitaku dhe Qalaj, pasi i kanë vlerësuar si të arsyeshme reagimet e qytetarëve të të dyja komunave të Mitrovicës dhe të të gjitha përkatësive etnike lidhur me ndërtimin e një muri në pjesën veriore të qytetit, afër urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e drejtuesve të komunës së Mitrovicës Veriore, kanë konstatuar se ndërtimi i këtij muri nuk parashihet me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për rivitalizimin e urës.

Prandaj, thuhet më tej në njoftim, ata ndërtimin e murit të lartpërmendur, të lartë rreth dy metra, e konsiderojnë të paligjshëm dhe ilegal, që i dëmton përpjekjet e përgjithshme për stabilizimin e plotë të gjendjes në Mitrovicë dhe përmirësimin e raporteve ndëretnike këtu.

“Anëtarët e Grupit punues të Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Qeverinë e Serbisë në Bruksel, Bahtiri, Çitaku e Qalaj, njoftojnë opinionin e gjerë se këtë çështje e kanë ngritur dhe janë e diskutuar në të gjitha institucionet relevante vendore e ndërkombëtare, duke përfshi këtu edhe përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të huaja në Republikën e Kosovës. Një takim i këtillë është duke u mbajtur në Prishtinë, ku pas qëndrimit në Mitrovicë dhe shikimit nga afër të murit, ata janë pjesëmarrës të këtij takimi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se kryetari Bahtiri, Çitaku dhe Qalaj, bëjnë të ditur se institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës ua kanë bërë me dije drejtuesve të Mitrovicës Veriore se ndërtimi i murit është i paligjshëm dhe se menjëherë duhet të ndërpriten punimet për ndërtimin e tij, pasi që ai nuk e ka vendin aty në asnjë mënyrë.