Komuna e Prishtinës lë në lloç një lagje të Bërnicës për 80 metra asfalt (Foto)

23.11.2017 22:09:34

Ndërtimi i Stadiumit Nacional të Futbollit në Prishtinë po mëtohet të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme, që ndodhet 4.5 km nga qendra e Prishtinës. Por, një lagje në këtë fshat piktoresk të Prishtinës u la pa u asfaltuar për pak metra.

Rruga “Agim Osaj” e Bërrnics është e mbytur në llok.

Qytetarët po kërkojnë që Komuna e Prishtinës ta asfaltojë edhe një pjesë të kësaj rruge, shkruan lajmi.net.

“Vetëm 80 metra kane mbet pa rregullu . Afro 50 shtëpi , 50 taksapagues te rregullt , rreth 250 banor nuk e meritojmë këtë”, ka qenë kërkesa e një qytetari e bërë në emrin e këtyre banorëve për Komunën e Prishtinës, e cila është bërë online në Platformën digjitale.

Për të ilustruar gjendjen janë dërguare dhe disa fotografi.

 967-0-full 967-1