Komuna e Prishtinës përfundon ndriçimin e rrugës kryesore Kodër e Trimave – Bardhosh

13.04.2017 12:05:35

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës Gent Begolli, bën të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë përfunduar ndriçimin e rrugës kryesore Kodër e Trimave – Bardhosh.

Ai përmes një postimi në Facebook,  ka publikuar edhe fotografi përmes së cilave tregon punën që është bërë aty.

“Dje përfunduam ndriçimin e rrugës kryesore Kodër e Trimave – Bardhosh. Vazhdojm me zgjerimin e ndriçimit publik në Prishtinë.”, ka shkruar ai.